Duke bërë një porosi, ti pranon kushtet e mëposhtme:
1. Natyra e shërbimit
Astrologjia është një praktikë interpretimi dhe jo një shkencë ekzakte. Hartat astrologjike dhe parashikimet ofrohen për qëllime orientimi dhe reflektimi personal. Ato nuk përbëjnë diagnozë apo këshillë mjekësore, juridike ose financiare dhe nuk zëvendësojnë gjykimin, vendimmarrjen apo përgjegjësinë personale të klientit.
2. Përputhja me realitetin
Parashikimet astrologjike janë mundësi dhe interpretime astrologjike, nuk garantojnë rezultate absolute apo arritjen e rezultateve të caktuara.
Nëse një parashikim ose interpretim nuk përputhet me përvojën personale të klientit, kjo nuk konsiderohet në vetvete gabim profesional.
3. Saktësia e të dhënave
Klienti është përgjegjës për saktësinë e informacionit që jep, duke përfshirë datën e lindjes, orën e lindjes dhe vendin e lindjes. Nëse ora e lindjes është e pasaktë ose është dhënë gabimisht, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në saktësinë dhe interpretimin e hartës astrologjike.
Nëse pas përgatitjes së hartës rezulton se të dhënat e lindjes janë të pasakta dhe kërkohet përgatitja e një harte të re, klienti duhet të bëjë një porosi të re, me një tarifë prej 1000 lekësh ose 10 euro më të ulët se çmimi fillestar i shërbimit.
4. Ora e lindjes e panjohur ose e pasigurt
Nëse klienti nuk e di orën e saktë të lindjes, mund të kërkojë dhe plotësojë pyetësorin «Saktësimi i Orës së Lindjes, Harta Astrologjike» përpara fillimit të punës.
5. Afati i dorëzimit
Udhërrëfyesi Planetar Vjetor dorëzohet brenda 3 ditësh pune nga plotësimi i të dhënave dhe momenti i pagesës. Fundjava nuk përfshihet.
6. Vonesa të paparashikueshme
Harta Astrologjike është një shërbim i ofruar nga një person i vetëm. Në raste të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme, si probleme shëndetësore, pushime të planifikuara ose rrethana personale të papritura, dorëzimi mund të shtyhet përtej afatit të deklaruar.
Në raste të tilla, klienti njoftohet dhe porosia dorëzohet sapo të jetë e mundur.
7. Komunikimi
Komunikimi që lidhet me porosinë mund të ruhet për qëllime të administrimit të porosisë dhe zgjidhjes së çdo mosmarrëveshjeje.
Në rast mosmarrëveshjeje, komunikimi i shkruar ndërmjet klientit dhe Harta Astrologjike mund të përdoret si referencë për të përcaktuar informacionin, kërkesat dhe marrëveshjet e lidhura me porosinë.
8. Përdorimi i materialit
Harta astrologjike dhe materialet e krijuara si pjesë e shërbimit janë krijuar për përdorim personal nga klienti.
Klienti nuk lejohet të rishesë, riprodhojë, publikojë ose shpërndajë materialin si produkt të vetin ose për qëllime komerciale.
9. Pranimi i kushteve
Duke vazhduar me pagesën dhe duke bërë porosinë, klienti konfirmon se i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar këto Kushte të Shërbimit.